E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat 8 mln euro grante per fermeret

Më shumë se 8 milion euro do të jepen për fermerët shqiptarë në formën e granteve që mbështesin investimeve që ndërmerren nga prodhues dhe përpunues të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave.

Ministria e Bujqësisë së bashku me agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar zhvilluan në Berat një takim me fermerë të zonës të cilëve u është kërkuar të aplikojnë për të përfituar grante. Drejtori rajonal i Ministrisë së Bujqësisë vlerësoi rëndësinë e këtyre granteve që sipas tij ndihmojnë fermerët e zonës. Fermerët dhe agro-përpunuesit mund të përfitojnë falas shumën prej 50 përqind të shpenzimeve të pranueshme për investimin në fusha të ndryshme pasi ata të kenë zbatuar projektin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›