E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli akuzon Ramen per 3 ligjet

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë festuar Ditën e Europës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Nën tingujt e këngës "Europe", ata kanë kërkuar votimin e tre ligjeve, të cilat sipas kryetares së Paralemantit, Jozefina Topalli, prej tre vitesh mbahen peng nga opozita. “Prej më shumë se 200 ditësh në Kuvendin e Shqipërisë zoti Rama nuk lejon që të votohen tre ligje, ndërkohë që Brukseli në tetorin e kaluar i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të merituar, me kusht që të votojë tre ligje”, deklaroi Topalli, e cila në mënyrë Zgjedhjet 2013Meta: Të miratojmë 3 ligjet PS: Dështimet politike të BerishësPS: Probleme me listat simbolike ftoi të rinjtë t’i votonin së bashku. “Unë sot si mikja juaj, si prindi juaj kërkoj dhe ju bëj një ftesë: meqë opozita në Kuvendin e Shqipërisë nuk voton tre ligjet, do t’i votojmë bashkë? Atëherë, kush është dakord me votimin e ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë? Të gjithë pro! Edi Rama kundër! Asnjë abstenim! Miratohet! Ky është votimi më i bukur që unë kam pasur ndonjëherë!”, u shpreh Topalli. Topalli u kërkoi të rinjve që më 23 qershor të votojnë Partinë Demokratike, me qëlim që askush të mos guxojë të mbajë peng rrugën drejt intergimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›