E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Ceka:Projekt për standarde evropiane në shëndetësi

Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka gjatë një bashkëbisedimi me mjekë dhe infermierë të spitalit rajonal të Beratit, pasi është njohur me kushtet dhe problemet e funksionimit në këtë qendër spitalore ka theksuar se "PAD ka një projekt të detajuar për një reformë shëndetësore të standardeve europiane" duke premtuar se "në 4 vitet e ardhshme koalicioni ynë "Aleanca e Ndryshimit" do të zgjidhë përfundimisht problemin e kapaciteteve në të gjitha spitalet rajonale në vend, duke trefishuar numrin e shtretërve dhe paralelisht me këtë, efikasitetin dhe rritjen cilësore të shërbimit shëndetësor".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›