E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat Digjet shtepia ne lagjen muze te Gorices

Nje shtepi u shkrumbua krejtesisht nga zjarri ndersa disa te tjera u rrezikuan seriozisht ne lagjen muzeale Gorice ne qytetin e Beratit. Flaket u shfaqen rreth ores 2130 minuta ne shtepine e Luto Myftarit ne qender te lagjes ndersa ato u perhapen me shpejtesi dhe tek disa te tjera. Edhe pse zjarrfikesit erdhen menjehere ne vendngjarje shtepia e familjes Myftari u dogj krejtesisht por fatmiresisht nuk u demtua askush nga pjesetaret e saj. Flaket alarmuan banoret e lagjes Gorice pasi shtepite e tyre ndodhen ngjitur me njera-tjetren. Nga hetimet e para mesohet se shkak i zjarrit ishte nje shkendije elektrike shkaktuar nga nje qark i shkurter. Disa minuta perpara renies se zjarrit ne lagjen Gorice ishte nderprere energjia elektrike dhe mendohet se ne momentin qe ka ardhur ajo shkaktoi nje qark te shkurter.


Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›