E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane digjet shtepia vdesin tre antare te familjes

TIRANE-Shuhen tre anetare te nje familje prej zjarrit te rene ne banesen e tyre. Flaket kane perfshire banesen ne rrugen Derhemi pas ores nje te mengjesit te sotem. Ne apartament kane vdekur bashkeshortet dhe vajza e tyre vetem 4 vjec shpetohet femija tjeter.

EKSPERTIZA
Perfundon ekspertiza per vdekjen e 3 anetareve te familjes Spahiu. Sipas policise zjarri eshte shkaktuar nga nje mase elektrike te priza e kondicionerit. Pas bymimit te gazrave ne dhome ka marre flake bombola e gazit qe ndodhej ne ballkonin e baneses. Shkak per vdekjen e tyre eshte bere asfiksia nga tymi e gazi.

Po sipas policie babai dhe vajza qe eshte ende gjalle kane tentuar te dalin nga banesa ndersa nena me vajzen 4 vjecare jane gjetur te vdekura ne banjen e shtepise.

NGJARJA
Genc Spahiu 35 vjec e shoqja Florida Spahiu 35 vjec si dhe femijet e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu me origjine nga Pogradeci jetonin me qera ne banesen e perfshire nga zjarri ne rrugen Derhemi ne Tirane. Sipas policise te mberritur ne vendngjarje dyshohet se zjarri mund te jete shkaktuar nga shperthimi i nje bombole gazi e cila i ka marre jeten 3 personave te kesaj familjeje. Blute e kryeqytetit saktesojne se kane mundur te nxjerrin gjalle nga flaket femijen tjeter te ciftit Dea Spahiu. Hetimet per kete ngjarje te rende vazhdojne.

NDERHYRJA
Zjarrefikesit e policia jane sinjalizuar per ngjarjen e rende nga fqinjet e familjes Spahiu pasi kane vene re zjarrin brenda apartamentit. Efektivat e komisariatit numer nje dhe zjarrfikesit kane nderhyre me shpejtesi per shuarjen e zjarrit. Mesohet se per te shuar flaket ata kane shperthyer deren e apartamentit ku ka rene zjarri. Pas shuarjes se flakeve kane mundur te shpetojne Dea Spahiun e me pas kane nxjerre prej aty trupat e pajete te dy prinderve dhe motes se saj. Dea Spahiu eshte derguar menjehere ne spitalin QSUT ku dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›