E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat/ Thyhet urdhri i prokurorise nuk arrestohen 6 policet

Nje skandal ka perfshire organet e Drejtesise ne Berat. Ndersa Prokuroria e ketij qyteti ka leshuar urdher arrestin per gjashte punonjes policie dhe ka kerkuar qe gjykata te marre vendim gjithcka eshte dekonspiruar.

Mesohet se ne gjykaten e Beratit ka dale i afishuar njoftimi per kete proces nderkohe qe duhej te mbahej sekret.

Burime nga Prokuroria e Pergjithshme bejne me dije per Ora News se do ti kerkoje Keshillit te Larte te Drejtesise nisjen e hetimeve per kete skandal.

Nderkohe akoma nuk dihet nese policet e akuzuar per korrupsion jane ende ne detyre pas ketij skandali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›