E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, arrestohet 18-vjecari, plagosi babain e dy motrat

BERAT- Arrestohet 18-vjeçari Amarildo Hoxha, i shpallur në kërkim për plagosjen e babait të tij dhe dy motrave. Forcat e policisë Berat kanë prangosur ditën e sotme në fshatin Samaticë, të komunës Kutalli 18-vjeçarin, i cili qëlloi me armë zjarri në banesën e tyre babain Shpëtim Hoxha dhe dy motrat e tij.

Ngjarja ka ndodhur me datë 4 Shkurt 2011 në fshatin Samaticë. 18-vjeçari Amarlido Hoxha, pas një sherri që ka pasur në familje për arsye që ende nuk bëhen të ditura nga policia, ka qëlluar me breshëri në drejtim të babait dhe dy motrave të tij.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë babai i tij, Shpëtim Hoxha , ndërsa mbeten të plagosura lehtë dy motrat e tij. Pas plagosjes, Amarildo Hoxha ka mundur ti shpëtojë policisë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga policia për veprat penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armembajtje pa leje".

Në bazë të hetimeve të vazhdueshme Policia e Beratit ka gjetur dhe sekuestruar armën tip automatik, të cilën 18 -vjecari e kishte hedhur pas ngjarjen në lumin "Seman".
(e.m/NEWS24 /BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›