E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH publikon përgjigjet e provimit të Matematikës

TIRANË- MASH publikon përgjigjet e provimit të Matematikës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, maturantët që u testuan sot në provimin e matematikës mund të gjejnë përgjigjet e sakta, duke i krahasuar me ato përgjigjet që ata kanë dhënë vetë për cdo pyetje.

Nota e këtij testi, do të mësohet vetëm pas dy javësh, pasi të jetë bërë procesi i vlerësimit. Ndërkohë që pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme përgjigjet e provimit të parë të Lëtërsisë, të zhvilluar në datën 1 qershor.

Mbi 42 mijë maturantë në të gjithë vendin u ulën në bankat e shkollës për t'iu nënshtruar provimit të Matematikës sot rreth orës 10:00 të paradites. Vetë maturantët deklaruan për mediat se testi ishte i një niveli mesatar, përmbante 25 pyetje nga të cilat 13 do të jenë me alternativë dhe 12 me zhvillim, ashtu sic kishte deklaruar më herët edhe MASH.

Edhe ky provim është monitoruar nga përfaqësuesit e Parlamentit Rinor, të cilët kishin hartuar një pyetësor prej 22 pyetjesh për cdo maturant që dilte nga provimi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›