E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat bie makina ne lumin Osum

Një makinë përfundoi në ujërat e lumit Osum, por zjarrfikëset arritën të shpëtojnë drejtuesin e saj. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së shtunë në afërsi të lagjes ‘Goricë” në Berat.
Luan Sula po udhëtonte me mjetin e tij benz në drejtim në fshatit Drobonik, kur humbi drejtimin dhe u rrëzua në lumë.
Ndihma e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri që ai të shpëtojë dhe pse mjeti u zhvendos nga rrjedha e lumit disa metra larg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›