E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Guardian rendit plazhet e Shqiperise nder 20 me te bukurit ne bote

Mjaft me Hvarin e Kroacise apo Brindisin e Italise. Është koha të provoni bregdetin shqiptar. Më këtë këshillë për turistët e huaj, prestigjozja britanike The Guardian i rendit plazhet shqiptare ndër vendet e para mes 20 plazheve fantastike dhe më me leverdi për të kaluar ditët e pushimeve për vitin 2013.

Me një vijë bregdetare mbi 300 kilomatra, plazhet shqiptare lenë pas destinacione mjaft të famshme të turizmit europian, si ishujt Kanarje, plazhet e Venecias, Pulias e Siçilisë, bregdetin e Antaljas, atë të Krofuzit etj.

Për të gjithë plazhistët në kërkim të aventurës, The Guardian propozon bregdetin adriatik ku përmenden plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Tales, Gjirit të Lalzit apo Spillesë dhe rivierën joniane mjaft të njohur për bukuritë e rralla të bregdetit të Sarandës, Ksamilit, Himarës, Dhërmiut e Borshit, te gjitha keto te shoqeruara me foto. Vende mahnitëse që prestigjozja britanike i krahason me ato të Kroacisë, një destinacion mjaft i përferuar për turistët europianë.

Veç plazheve ranore e shkëmbore, lagunave e gjireve, turistët ftohen të zbulojnë edhe historinë e trojeve tona, ku rrënojat romake, bizantine e osmane nuk janë të pakta.

Turizmin, qeveria shqiptare e ka shnderruar ne prioritet keto vite. Agjensia Kombëtare e Turizmit eshte pjesemarrese pa nderprerje ne dhjetera panaire nderkombetare turizmi, me te medhate ne bote.

Në panairin e zhvilluar së fundi në Berlin që qëndroi i hapur nga data 6 deri më 9 mars dhe ku merrnin pjesë 10 086 ekspozues nga 188 vende të botës, stenda e Shqipërisë ngjalli një interes jo vetëm nga vizitorët vendas dhe të huaj, por në veçanti nga media prestigjoze ndërkombëtare, siç thekson edhe drejtuesja e kësaj agjensie Znj. Brikena Arapaj.

Ndër personat që shfaqën interes ishte edhe ministri gjerman i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit Dirk Niebel, që i dha rëndësi edhe prodhimeve shqiptare.

Por kjo nuk është hera e parë që media dhe agjensi prestogjoze ndërkombëtare rendisin Shqipërinë në krye të destinacioneve turistike. Vitet e fundit turizmit shqiptar i është bërë jehonë nga media dhe agjensi, të tilla si prestigjozet amerikane Lonely Planet, CNN, Ëall Street Journal, austriaket Kurir e der Standard dhe shumë e shumë të tjera çka tregon se vendi yne eshte tashme pjese e hartes se plazheve me te bukura per turistet e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›