Berat, gjendet kufoma e 60- vjeçarit
Një 60- vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në një fshat të rrethit të Beratit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila deri në këto momente nuk ka mundur të zbuloj motivet e vrasjes.
Burime pranë morgut të spitalit rajonal në qytetin e Beratit bëjnë me dije se në orët e para të mbrëmjes së sotme ka mbërritur pa jetë, i vrarë me armë zjarri 60- vjeçari Namik Balliu, banorë i fshatit Vokopol, në komunën e largët Tërpan.
Nga hetimet e para dhe deklarimet e familjarëve është mësuar se burri ishte nisur nga banesa e tij rreth pasdites së sotme për të shkuar për gjah në një nga pyjet e fshatit.