E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vidhnin makina i shisnin ne Kosove

Ne oret e para te mengjesit te sotem ne kryeqytet ne rrugen Ndre Mjeda dy persona jane arrestuar ne flagrance teksa po vidhnin nje automjet tip lsquoGolf. Mesohet se shtetasit Gezim Zek Buqa 20-vjec me origjine nga Suhareka e Kosoves si dhe Zenel Meci nga Kukesi vidhnin makina ne Tirane dhe me pas i shisnin ne qytete te ndryshme te Kosoves. Burime te policise konifirmojne faktin se forcat e komisariatit numer 2 prej muajsh kishin nisur hetimet per vjedhjen e automjeteve ne zonen e parkut te autobusave. Pas nje pune operative disa javore u be e mundur kapja ne flagrance e dy shtetasve. Ndaj tyre deri ne keto momente jane dokumentuar 8 raste vjedhjesh makinash tip Golf 2 3 dhe 4 si dhe aksesore te ndryshem automjetesh. Mendohet se dy personat te jene pjese e nje grupi te strukturar hajdutesh ku jane te perfshire dhe persona te tjere. Ne momentin e arrestimit shtetasve iu gjeten doreza te ndryshme 6 celesa makinash si dhe mjete te tjera per hapjen e makinave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›