Berat, grabitet kablli elektrik, bulevardi 2 ditë pa drita
BERAT- Grabitja nga persona të paidentifikuar e 740 metër kabull elektrik ka lënë në errësirë prej dy ditësh bulevardin e ri të qytetit të Beratit. Ndërkohë, vjedhja e 200 zgarave të gizës në trotuare po rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.
Bashkim Alliu, Përgjegjësi i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së rrugëtrotuareve e Ndriçimit pohon se “për gjithçka që ka ndodhur në harkun e dy netëve ne kemi denoncuar në polici dhe po punojmë për rivendosjen e linjës së re dhe zëvendësimin e zgarave(kapakëve) metalikë të vjedhur në trotuare.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)