E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e makinës së Gjikës, merren në pyetje ish-vartësit e larguar nga puna

VLORË– Mbetet në kufijtë e misterit djegia e makinës së kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Me gjithë hetimet e intensive, policia e qytetit bregdetar ende nuk ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Ujit të Ftohtë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bëri me dije se ka arritur në 15 numri i personave që janë shoqëruar dhe marrë në pyetje lidhur me vënien e zjarrit të automjetit tip “Mercedes Benz” me targa AA 815 AN.

Dhjetë persona u shoqëruan disa orë pas ngjarjes, ndërkohë ditën e djeshme janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë. Sipas policisë lokale, në listën e personave të shoqëruar bëjnë pjesë edhe ishpunonjës të Bashkisë së Vlorës, të cilët janë larguar nga puna në kuadër të sonave që janë shoqëruar dhe marrë në pyetje lidhur me vënien e zjarrit të automjetit tip “Mercedes Benz” me targa AA 815 AN.

Hetuesit e çështjes i kanë kërkuar kryebashkiakut Shpëtim Gjika që të japë të dhëna për kërcënimet e mundshme që mund të ketë marrë kohët e fundit për shkak të detyrës, ashtu dhe për kërcënime që mund t’i jenë bërë kohë më parë. Vetë numri një i Bashkisë së Vlorës deklaroi pas ngjarjes se i vetmi dyshim i tij që djegia e makinës së tij mund të ketë lidhje me detyrën që ai kryen.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›