E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat ndertimet pa leje

Berati po pushtohet nga ndërtimet pa leje. Me dhjetra objekete i janë shtuar këtij qyteti jo vetëm nëpër lagje, por edhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Ne muajt e fundit verehet se ndertimet kane zaptuar lagjet Goricë, Mangalem e Kala dhe çdo dite ngrihen mure e shtëpi te reja.

Bashkia e Beratit ndërkohë bën të ditur se eshte ngritur nje grup pune, të cilët kanë verifikuar situatën në terren. Ne lidhje me situaten e krijuar, shefi i Inspektoriatit të Ndërtimit Sajmir Kazazi thote se do të gjitha ndertimet qe jane ne kundershtim me planin e pergjithshem vendor do te prishen. Çeshtja e ndertimeve pa leje ne Berat ka nisur te jete shqetesuese kryesisht pas vitit 2005. Problematike jane zonat muzeale te qytetit, ku perpos shtesave jane ngritur edhe shtepi te reja. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›