E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet paralajmerimi i BE

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi u ka kujtuar edhe njëherë autoriteteve shqiptare se situata e romëve do të pasqyrohet në progres raportin e Komisionit Europian në tetor ndaj duhet bërë kujdes pasi një nga prioritetet për marrjen e statusit kandidat ka të bëjë pikërisht me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Sequi ka kujtuar se vetem ne Shqiperi qe nga viti 2008, Bashkimi Europian ka dhene rreth 3 milionë euro per komunitetin rom, ndaj në këtë situatë nuk mund të raportojë për progres në këtë fushë. "Bashkimi Europian është i përkushtuar në perfshirjen sociale dhe në respektimin e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian dhe ne kemi investuar rreth 3 milion euro për këtë. Natyrisht qe situata do te vleresohet dhe pasqyrohet ne raport-progresin që KE do te nxjerre ne mes te tetorit dhe jemi ende ne procesin e te shkruarit të këtij raporti", tha Sequi. Ne nje takim me aktore te shoqerise civile, perfaqësues të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata, Prokurorise, si dhe perfaqesues të organizmave ndërkombëtarë është diskutuar situata aktuale e romëve në Tirane dhe zgjidhja për strehimin 37 familjeve. Por, në këtë takim kanë munguar përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë për detyrë strehimin emergjent të komunitetit rom. "Ne shpresojmë që sa më shpejt të ketë bashkëpunim me bashkinë, me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, në mënyrë që të gjendet urgjentisht një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme për qytetarët romë sepse gjendja është jo e mirë", tha Totozani. Perfaqesuesja e Ministrise së Shanseve të Barabarta tha se jane vene ne dispozicion 80 mije dollare per rikonstruksion e qendrës së Sharrës, por nga ana tjeter kujtoi dhe banesat sociale ndertuar nga Bashkia e Tiranës në Shkozë, ku sipas saj familjet rome duhet të strehohen pa respektuar kriteret. Romët, tjetër natë në qiell të hapur Familjet rome kaluan një tjetër natë në qiell të hapur. Në pamundësi për të patur një strehë, kanë zgjedhur lulishtet e Tiranes, ku po dergjen gra, burra dhe fëmijë shumë të vegjël. Ndërkohë, alternativa e vetme e ofruar zyrtarisht per familjet rome si strehim, jane disa kazerma ne periferi te Kombinatit, qe dikur njihej si Reparti i Raketave. Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka bere me dije se eshte fituar tenderi per rikonstruksionin e tyre dhe se per çeshtje ditesh nisin punimet. Por, nese familjet aktualisht ne rruge mund te kene nje pritshmeri per kete strehe, sado qe ajo te vonoje te jete gati, te tjera familje rome qendrojne te strehuara aty. Edhe pse pretendohet se u eshte ofruar nje zgjidhje per strehim, familjet rome thone se jetojne ne kushte te mjerueshme. Pa uje te pijshem, drita dhe shume larg zones se banuar. Rreth nje vit me pare u eshte dhene e drejta per strehim ne keto kazerma mbi 20 familjeve rome, por shumica e tyre kane refuzuar oferten. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›