E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat operacion anti-droge 5 ne pranga

Policia e qytetit të Beratit ka zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme një operacion anti-drogë që është mbyllur me arrestimin e një grupi personash dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave përmes operacionit të koduar me emrin “Drenovica” u vunë në pranga pesë persona.

Për arsye hetimore, burimet nuk kanë bërë të ditur sasinë e drogës, por kanë saktësuar se personat e arrestuar janë shtetasit Agron dhe Vladimir Daja, Lulzim dhe Mehmet Vrapi dhe Kadri Kallmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›