Geixh takime në Dropull, mbështet partinë MEGA
Nikolas Geixh viziton sërish fshatrat minoritar në zonën e Dropullit. Një nga përfaqësuesit më tipik të lobit grek në SHBA ka qenë dje në Gjirokastër dhe ka zhvilluar disa takime në mbështetje të partisë MEGA, që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri.
Ai theksoi se roli i minoriteteve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm duke treguar edhe një herë mbështetjen e tij për minoritarët grek në Shqipëri. Ai shtoi se Mega nuk është një parti politike kundër Omonias.