Berat, shkëputet porta e hekurit, zë poshtë një fëmijë 5-vjeçar
BERAT – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një portë hekuri.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, babai i fëmijës me iniciale M.C. ishte duke kryer punime në oborrin e shtëpisë, kur porta e hekurit është shkëputur duke zënë poshtë vogëlushin.
Fëmija është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
(er.nu/BalkanWeb)