E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shpërthen autoboti i gazit, vdes fëmija

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ne Berat, kur një autobot me gaz ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e një vajze të vogël.

Nga shperthimi ka humbur jetën Ardenisa Cani, ndërkohë që tre persona të tjerë rezultojnë të plagosur.

Të lënduarit e kësaj ngjarje janë dërguar urgjentisht në Tiranë për të marrë ndihmën e mjekëve.

Sipas informacioneve të fundit, të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›