E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber, lufta per ujin vazhdon

Fshati Selane ne Diber ka me pak se 40 shtepi dhe disa qindra banore. Rreth ketij fshati ndodhen 14 burime me uje te pijshem dhe nje perrua qe buron nga malet.

Dhe megjithate ky fshat nuk ka uje te pijshem. Mungesa e tij ka bere qe banoret e ketij fshati te perleshen me njeri-tjetrin duke u gjakosur dhe vetem nderhyrja e policise ka ndalur perdorimin e armeve te zjarrit.

Ne shkuam serish ne kete fshat per te pare nese konflikti ishte zgjidhur por asgje nuk ishte bere as nga komuna dhe as nga prefektura.

Kryeplaku i ketij fshati eshte nje nga ata qe u gjakos ne kete perleshje mes banoreve. Ai shpjegon se disa here eshte kerkuar realizimi i projektit per ujesjellesin dhe asnjehere nuk eshte ndertuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›