Berat, tre të rinj grabisin një turiste ruse, 1 në pranga, 2 në kërkim
BERAT - Një turiste ruse është vënë në qendër të një sulmi të tre grabitësve në qytetin e Beratit. Policia ka vënë në pranga njërin prej tyre, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen Goricë në qytetin muzeal, ndërsa turistja ruse me iniciale A.G ka qenë duke ecur në rrugë dhe është sulmuar nga tre kushërinjtë nga Kucova, Enes e Kejsi Toska 19 vjeç dhe nga 22-vjeçari Ilia Toska, ky i fundit është vënë në pranga.
Sipas policisë ata i kanë marrë me dhunë turistes varësen e floririt që ajo mbante ne qafë dhe më pas janë larguar. Mësohet se turistja ruse kishte mbërritur me një grup turistësh për një vizitë një ditore në qytetin e Beratit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)