Komedia “Misteri”, në 7 dhe 8 shtator në Vlorë
VLORE- Në datat 7 dhe 8 shtator, në skenën e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, do të shfaqet premiera e komedisë “Misteri”, një realizim i trupës së këtij teatri me regji të Jorgaq Tushes.
Komedia e autorit Aldo Do Benedetti, vjen për herë të parë për artdashësit vlonjatë. Në këtë premierë do të interpretojnë Lavdimir Abilaliaj, Ilirian Ali, Matilda Avduli dhe Elisa Toshkallari.
Ajo pason premierën e komedisë “Të gjithë me huqe”, të dramaturgut francez Laurent Baffi, vënë në skenë nga Eliona Thomaraj, që u shfaq për publikun para pak muajsh.
Regjisori, Jorgaq Tushe, tha se “ me vënien në skenë të kësaj premiere, synohet të përcillen tek publiku vlera të artit dhe mesazhe të ditës.
Trupa e Teatrit “Petro Marko” e ka pasuruar arkivën e shfaqjeve duke vënë në skenë pjesë të njohura të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Komedia “Të gjithë me huqe”, u vlerësua si një sukses i kësaj trupe dhe aktorëve të njohur në Vlorë dhe më gjerë, mes të cilëve, Ilirian
Ali e Lavdimir Abilaliaj, Artan Islami e Astrit Mamaj, apo më të rejave si Matilda Avduli.
Një nga sukseset e këtij viti në këtë teatër ishte edhe realizimi i edicionit të katërt të Takimit Mbarëkombëtar të Monodramës.
(m.s/ATSH/BalkanWeb)