E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat vritet 50-vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së hënë në rrethin e Beratit. Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Poshnje të këtij rrethi.

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është Gëzim Protoduari, ndërsa i plagosur rëndë nga sulmi me armë ka mbetur edhe djali i tij 20-vjeçar, Sako Protoduari që është shoqëruar urgjentisht për në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshon se autori i saj është 35-vjeçari Besnik Muhameti. Krimi mendohet se është kryer pas një konflikti të gjatë që kanë pasur dy palët në lidhje me një pronë.

35-vjeçari Muhameti është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që uniformat blu e kanë shpallur në kërkim atë.
Vrasje
Tiranë, vritet miku i Shullazit
Vrasja e 20-vjeçarit, në pranga bashkëpunëtori
Vlorë, dhjetëra të shoqëruar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›