E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat zjarr prane qytetit

Një zjarr ka rënë në masivin me pisha në kodren shume pranë lagjes muzeale "Goricë" në qytetin e Beratit. Zjarri ka filluar të shfaqet fillimisht në zonën me ullinj në një prej lagjeve të banuara të komunës së Velabishtit në këtë rreth.

Era ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit, i cili ka marë përmasa të medha në pak minuta për shkak të temperaturave. Kanë qënë banorët e fshatit Velabisht, të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikëses, punonjësit e të cilit janë nisur menjëherë në vendgjarje.

Zjarri eshte vene nen kontroll megjithëse era ka përhapur zjarrin në zonën shumë pranë banesave të lagjes muzeale "Goricë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›