E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, qeveria i drejtohet Kushtetueses

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës vendosi që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarime lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vendimi u mor në një mbledhje të qeverisë, e cila kërkon nga Gjykata Kushtetuese, të sqarojë jo vetëm çështjen e imunitetit të deputetëve të kuvendit të Kosovës, por edhe imunitetin e posteve të tjera, si atë të presidentit dhe kryeministrit.

Vendimi i qeverisë pasoi kërkesën e përsëritur të misionit EULEX drejtuar Kuvendit të Kosovës që të qartësohet imuniteti i deputetëve që janë nën hetime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›