E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati dhe Gjirokastra, dy qendra komplementare

Nga prof. dr Emin Riza
Qendrat qytetare te Beratit dhe Gjirokastres ne gjendjen e sotme paraqesin dy shembuj madhore me vlera urbanistiko-arkitekturore, si per arealin shqiptar, ate ballkanik dhe evropian e me gjere. Si deshmi historiko-kulturore, ato me shkalle me te larte autenticiteti dhe me dallime e tipare te njejta, shfaqen si dy variante te nje koncepti te vetem ndertimor te nje qendre te banuar qytetare, natyrisht me zhvillimet konceptuale ne rrjedhe te kohes. Afria dhe ndryshueshmeria e tyre jane te kuptueshme si pasqyruese te kushteve historike te mbijeteses se tyre. te dy keta faktore ne asnje periudhe nuk kane arritur ne pikat kulmore, pra te ndajne prerazi apo te bashkojne njesueshem keto dy qendra, te cilat ruhen sot e kesaj dite si nje shfaqje konkrete zgjedhjesh sa te aferta aq edhe te ndryshme. Si te tilla, ato jane deshmi te pazevendesueshme si ne fushen ndertimore, ashtu edhe historike ne pergjithesi...
Prej shek XIII, e deri ne ditet e sotme, Berati dhe Gjirokastra shfaqen me afri te dallueshme ne dinamiken e zhvillimit te tyre, duke permendur se pari, fillimin e daljes se qendres se banuar prej mureve rrethuese ne shek. XIII-XIV, pra krijimin e qytetit te hapur perreth fortifikimit. Ne te dyja qendrat, formulimi urbanistik ndjek zhvillimin e njohur spontan. Ndertimet ne qytetin e hapur i perkasin kryesisht banesave, krahas qendres zejtaro-tregtare dhe ndertimeve te kultit.
Ndertimet e kultit mysliman dhe kristian ndeshen ne te dy qendrat, duke ndjekur ato programin e standardizuar te kesaj kategorie ndertimore. Per arsye te njohura, ne Berat me histori te lashte, ndertimet e para te kultit jane ato kristiane. Gjurme te periudhes paleokristiane nuk ruhen, ndersa tre kisha te shek. XIII-XIV, ato te Vllahernes, e Shen Triadhes ne hapesiren brenda kalase dhe e Shen Mehillit, jashte saj, te tipit kryq i brendashkruar, ruhen ne gjendje te mire. Kishat vazhdojne te ndertohen ne Berat edhe me vone, gjate shek. XVII-XIX, nga te cilat permendim katedralen e Shen Merise (1797) ne kala, dhe baziliken trenefshe (1864) ne lagjen Gorice. Ne keto kisha, ndeshim vlera te rendesishme arti ne gjinine e piktures murale dhe ikonave, nder te cilat permendim veprimtarine e piktorit Onufri, te sheh XVI i cili krijoi nje shkolle te vecante. Ndryshe, ndertimet e kultit ne kristian ne Gjirokaster, jane me te vona dhe me vlera me modeste. Ne kete qender jane ndertuar vetem dy kisha, ajo e Shen Todrit (1784) dhe ajo e Shen Mehillit (1833).
Ndertimet me te hershme te xhamive i ndeshim ne Berat ne Xhamine e Kuqe (shek. XV) ne kala; ne Xhamine Mbret (shek. XV) ne qytetin e hapur, ne lindje te kalase. Per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›