Per patriarkun e skenes shqiptare
I gjithe komuniteti i artisteve shqiptare, eshte perkulur nje vit me pare me nderim, para trupit te pajete te kolegut dhe profesorit te tyre, aktorit te madh te skenes dhe kinematografise shqiptare, gjate homazheve te mbajtura ne Teatrin Kombetar ne Tirane. Aktore te brezit te Kadri Roshit, si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Esma Agolli, por edhe te brezit me te ri, si Yllka Mujo, Petrit Malaj, Altin Basha, regjisore, operatore, njerez te njohur te artit dhe te kultures, njerez nga i gjithe spektri politik, miq dhe dashamires, i kane dhene lamtumiren e fundit njeriut, i cili u dallua gjate te gjithe jetes per pasionin, perkushtimin dhe dashurine per profesionin e tij. Heshtje dhe lot nen tingujt e muzikes funeber, mbizoteruan per gati dy ore homazhet ne kujtim te figures se aktorit autodidakt te skenes shqiptare, nga qindra njerez, shume prej te cileve dashamires te artit te tij.