E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati shpallqytetar nderiSejfit Protopapën

BERAT- Bashkia e Beratit ka shpallur qytetar nderi Sejfit Protopapën. 86-vjecari i shoqëruar dhe nga vajza e tij kanë marrë pjesë sot në ceremoninë kushtuar figurës së tij. Duke u nisur nga vlerat si nacionalist, si shkencëtar dhe si mbrojtës i vlerave fetare dhe autonomisë së Kosovës një grup qytetarësh të Beratit i bënë kërkesën këshillit bashkiak për vendosjen e titullit nderi i qytetit.

Pas kësaj kërkese më shtatë maj të këtij viti këshilli bashkiak miratoi kërkesën me motivacionin “ Për kontributin e tij patriotik dhe atdhetar për çështjen e Kosovës, përpjekjet e tij të pakursyera për liritë fetare në Shqipëri, shkencëtarit që me pasion dhe vullnet të hekurt arriti që të punojë dhe të publikojë artikuj shkencorë në institucionet e nivelit botëror siç është NASA duke rritur autoritetin e qytetit të Beratit dhe të Shqipërisë në botë”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›