E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha akuza Ramëspër trafikun: Tëmerren masa

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka sulmuar Bashkinë e Tiranës lidhur me trafikun e rënduar të krijuar nga punimet në sheshin Skënderbej. Ai ka kërkuar nga nga kryebashkiaku Edi Rama që të marrë masa për zgjidhjen e situatës, në të kundërt qeveria do të ndërhyjë me strukturat e saj.

“Si ministër i Brendshëm respektoj plotësisht kompetencat ligjore që ka Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës për të vendosur dhe drejtuar kahet, drejtimet dhe sinjalistikën e kryeqytetit. Por si rezultat i vendimeve të pastudiuara trafiku është në kolaps të plotë dhe bashkë me të konseguenca të papërballueshme për xhepin e qytetarit, për karburantin për stresin për humbjen e orëve të tëra në trafik, për ndotjen e ambientit. Sic ka qenë, policia rrugore do të vazhdojë të bashkëpunojë në interes të qytetarëve duke i paraprirë skemave të dështuara. Në të kundërt ju siguroj se qeveria qendrore, Ministria e Brendshme, policia e shtetit nuk do të rrijë më duarkryq”.

Këtë deklaratë ministri Basha e bëri gjatë konferencës për sistemin e adresave. Ministri i Brendshëm ka deklaruar se brenda këtij viti, adresat e qytetarëve do të hidhen në sistemin elektronik, ndërkohë që deri në fund të muajit bashkitë dhe komunat duhet të përfundojnë emërtimin e rrugëve dhe pjesëve publike.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›