E Diel, 1 Nëntor 2026

Berbatov i jep lamtumirën kombëtares

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Bullgarisë.

Lojtari ballkanas njoftoi se nuk do jetë më pjesë e skuadrës përfaqësuese të vendit të tij pasi për të tretin botëror rresht Bullgaria nuk është kualifikuar për në fazën finale.

“Ishte një zgjedhje e vështirë por ndonjëherë duhen marrë edhe të tilla vendime”, tha Berbatov. Në 74 ndeshje me fanelën e kombëtares, Berbatov ka shënuar 48 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›