E Shtunë, 31 Tetor 2026

Campbel dëshiron të mbetet në Arsenal

Sol Campbel dëshiron të nënshkruajë sërish me Arsenalin dhe beson se ai mund ta ndihmojë ekipin për të sjellë trofe në Emirates.

Veterani befasoi të gjithë kur në janar u rikthye në Premier Ligën me Arsenalin, pas një aventure të shkurtër në Notts County. 35-vjeçari tani synon të vazhdojë kontratën me topçinjtë.

"Sigurisht se dua të qëndroj. Dua të mbetem dhe të jap maksimumin, të paktën edhe një vit. Besoj se mund të luaj dy, por menaxheri kurrë nuk e jep këtë. Ne gjithmonë duam diçka më shumë", ka thënë Campbell.

"Nëse fitoj edhe një vit tjetër, do të punoj me ngulm çdo ditë me qëllim që ta ndihmoj Arsenalin të fitojë dhe të kthejë imazhin", ka shtuar anglezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›