E Martë, 3 Nëntor 2026

Berberi më i ri në Kukës, i riu i tha jo emigrimit, vetëpunësohet

Ka zgjedhur të mësojë një zanat dhe të vetëpunësohet. Defrim Hallaçi është 20 vjeç dhe prej pak muajsh ushtron profesionin e berberit në njësinë e tij të shërbimit.

Edhe të ikurit si shumë të rinj të tjerë,  e ka provuar. Ndërsa tregon arsyet se pse zgjodhi vendlindjen dhe jo emigracionin.

“Unë emigracionin e kam provuar, kam bërë shumë punë dhe jo vetëm zanatin e berberit. Me punë arrihet çdo gjë kudo ka vështirësi”, tha  Defrim Hallaçi.

Profesionin e berberit filloi ta praktikonte fillimisht me shokët. Mendonte se do punonte vetëm me të rinj por jo, klientët e tij janë të gjitha grup moshat, kjo për disa arsye. 

Defrim Hallaçi berberi më i ri në qytet është optimist në mesazhin që jep për të rinjtë, këtë e dëshmon edhe me shembullin e tij të rikthimit në Kukës dhe  të provuarit dhe punuarit këtu.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›