E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berezovsky është gjetur me “lak rreth qafës”

Policia britanike ka thënë se ish-oligarku rus, Boris Berezovsky, është gjetur i shtrirë në dyshemenë e banjos “me një lak rreth qafës”, ndërsa pjesë e materialit të njëjtë “ka qenë e varur për dushin”.

Policia ka thënë se, edhe pse analizat nuk kanë gjetur shenja të luftës, nuk mund të përjashtohet plotësisht edhe përfshirja e dikujt tjetër në vdekjen e tij, raporton Rel.

Berezovksy, 67 vjeç, është gjetur i vdekur të shtunën e kaluar, në banesën e tij në Londër.

Hetimi gjyqësor i autoriteteve britanike është hapur të enjten, por është shtyrë më pas për një datë të mëvonshme.

Berezovsky, dikur i afërt me Kremlinin e pastaj kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, ka jetuar në mërgim të vetimponuar në Britani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›