E Diel, 1 Nëntor 2026

Bergner: Drejtësia e pavarur, domosdoshmëri për progresin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner deklaroi në një aktivitet se, “një drejtësi e pavarur, profesionale dhe efikase është kusht qendror dhe i domosdoshëm për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE”.

Ambasadori Bergner theksoi më tej se, “plotësimi i kritereve të ndërmjetme për anëtarësimin në BE, konfirmuar së fundmi, është në këtë kontekst vlerësim për arritjet e deritanishme në këtë fushë, në mënyrë të veçantë prej ekipit të bisedimeve, por shërben njëkohësisht edhe si inkurajim për reforma të mëtejshme dhe zbatimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi të vitit 2016, e cila është e pakthyeshme”.

“Anketimi i publikuar sot hedh dritë mbi mënyrën se si e shohin reformën në drejtësi qytetarët shqiptarë, të cilëve ajo synon t’u shërbejë”, tha Bergner.

Deklarata u bë dje gjatë prezantimit nga dr. Eduard Zaloshnja të rezultateve të një anketimi të ri kombëtar rreth sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Studimi është realizuar për Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, me financim të Ambasadës gjermane.

Ambasada gjermane përgëzon autorët dhe shpreson që konstatimet të jenë frymëzim për reforma të mëtejshme.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›