E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bëri aksident në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD-së, Qani Xhafa

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa.

I pandehur Qani Xhafa, akuzohet për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas SPAK nga “tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale”.

Qani Xhafa ushtron funksionin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 maj 2023.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›