E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha- Dakes Respektimi i ligjit garanton zgjedhjet

Kryeministri Berisha shprehu vleresimin per punen e shkelqyer te KQZ-se ne administrimin e zgjedhjeve ne Kosove.

Duke e cilesuar procesin e zgjedhjeve si nje proces ligjor Berisha u shpreh se respektimi i ligjit garanton zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike.

Duke diskutuar per zgjedhjet ne Shqiperi Kryeministri Berisha u shpreh se pavaresisht perpjekjeve te kryetarit te opozites per te nxire procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ato u faktuan edhe nga vezhguesit nderkombetare si zgjedhjet me te mira te bera deri me sot ne Shqiperi dhe qe arriten shumicen e standardeve nderkombetare.

Kryeministri theksoi se per sa kohe kjo maxhorance do te jete ne pushtet zgjedhjet do te njohin vetem standardet me te larta. Nga ana e saj zonja Daka e njohu Kryeministrin Berisha me perberjen menyren e funksionimit te KQZ - se ne Kosove si dhe me procesin per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme ne Kosove.

2010-10-07 1556

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›