E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Daka Po studiojme mundesine e votimit elektronik per zgjedhjet

Tirane 7 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha ka pritur delegacionin e KQZ - se se Kosoves i kryesuar nga kryetarja e ketij Komisioni Valdete Daka.

Kryeministri shprehu vleresimin per punen e shkelqyer te KQZ - se ne administrimin e zgjedhjeve ne Kosove duke thene se respektimi i ligjit garanton zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike.

Shefi i ekzekutivit eshte edhe tek zgjedhjet ne Shqiperi per te cilat theksoi se pavaresisht perpjekjeve te kryetarit te opozites per te nxire procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ato u faktuan edhe nga vezhguesit nderkombetare si zgjedhjet me te mira te bera deri me sot ne Shqiperi dhe qe arriten shumicen e standardeve nderkombetare.

Zoti berisha e siguroi zonjen Daka se per sa kohe kjo mazhorance do te jete ne pushtet zgjedhjet do te njohin vetem standardet me te larta.

Ne kete kontekst Kryeministritha se do te studiohet gjeresisht mundesia e perdorimit te votimit elektronik bazuar ne standardet me te larta nderkombetare simenyra me e mire qe do te synoje eliminimin e problemeve te hasura ne te shkuaren dhe gjithashtu garantimin e te drejtes se votes edhe per qytetaret shqiptare qe jetojne ne emigracion.

Kryetarja e KQZ-se se Kosoves Valdete Daka e njohu Kryeministrin Berisha me perberjen menyren e funksionimit te KQZ - se ne Kosove si dhe me procesin per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme qe do te zhvillohen atje pas doreheqjes se Presidentit fatmir Sejdiu pak dite me pare.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›