Berisha- Obe: Mbështetje për integrimin
Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Canon Obe, me rastin e marrjes së detyrës.
Kryeministri e ka uruar abasadorin për detyrën e re dhe e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë e standardeve perëndimore, bazuar në ekonominë e tregut.
Ndërsa ambasadori i ka premtuar Berishës mbështetje për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në ato prioritare si integrimi Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrja sa më shpejt e statusit kandidat, por edhe në fusha të tjera si në atë të sigurisë, të mbrojtjes etj. Në këtë kontekst, ambasadori britanik vlerësoi arritjet e rëndësishme në bashkëpunimin midis dy qeverive në fushën e luftës kundër krimit, bashkëpunimin në kuadër të koalicionit në Afganistan, në fushën e mbrojtjes etj
Shkrime të tjera me interes:
- PS pret delegacionin kinez, mbështetje për integrimin e vendit në BE Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci i...
- Statusi në BE, Berisha-Valky: Çekia në mbështetje të Shqipërisë Tiranë- Çekia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e marrjes...
- Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit Tiranë- Reagon menjëherë kryetari i Partisë Edi Rama për mungesën...