Ndihmë ndaj përdoruesve të drogës, inagurohet qendra e Adiktologjisë
Tiranë- Në QSUT është inaguruar sot qendra e parë e Adiktologjisë, e cila do tu vijë në ndihmë përdoruesve të drogës.
Sipas një njoftimi për shtyp në faqen e MSH- së, godina do të jetë e pajisur me 20 shtretër dhe përveç mjekëve adiktologë dhe infermiereve, do të ketë edhe psikologë dhe punonjës socialë.
Gjatë ingurimit ishte i pranishëm dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili deklaroi se ndihmesa do të jetë në rang kombëtar.
Pritet që kjo qendër, e cila është konceptuar të jetë polivalente, do të ofrojë trajtim të specializuar si brenda ashtu dhe jashtë spitalit, dhe do të shërbejë si një qendër trajnimi, koordinimi dhe referimi në nivel kombetar, tha Vasili.
Projekti ka nje vlerë totale prej 250.000 USD dhe është financuar nga Qeveria Italianë, ndërsa iniciativa e krijimit te qendrës është realizuar permes nje granti prej 85. 000 USD implementuar nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza.
Para ndërtimit të kësaj qendre, ndihma ndaj personave që injektonin lëndë narkotike vinte nga klinika toksikologjike, pranë Spitalit Ushtarak. Sipas kësaj klinike numri i personave që kanë kërkuar ndihmë për vitin 2011, ka qenë 900 persona, 60% e të cilëve janë të moshës 14- 40 vjeç.
No related posts.