E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha -Stavridis Ligji i SHISH sipas kritereve te NATO

Kjo eshte vizita e pare qe nje komandant suprem ben ne vendin tone pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Pas takimit Berisha u shpreh se kishte diskutuar per sere ceshtjesh me zyrtarin e NATO-s duke shprehur gatishmerine e Shqiperise per te permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresia e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Nga ana tjeter e sigurova se qeveria po shqyrton per te rritur prezencen me tej me njesi stervitese ne Afganistan qofte te policise qofte te ushtrise dhe ky eshte nje premtim i bere edhe me me pare nga une si kryeminister u shpreh Berisha.

Pyetjes per ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror kryeministri Berisha u shpreh se ai do te jete brenda standardeve te NATO-s. Ajo qe mund te them eshte se ligji do te jete brenda standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriut kjo eshte e sigurt tha shkurt Berisha.

Ndersa Admirali Stavridis pervec se foli per punen dhe angazhimin e trupave shqiptare ne Afganistan ceku edhe uljen e trupave te KFOR-it ne Kosove. Ne Kosove kemi pasur te pakten 15 mije trupa por me tej duke qene se ambienti dhe mjedisi eshte bere me i sigurt dhe stabel e kemi reduktuar me 10 mije trupa. Jemi serish duke vleresuar sigurine e mjedisit per te percaktuar nese do te bejme nje reduktim te metejshem. Duke pare progresin qe po kryhet jo vetem ne Kosove por edhe ne Ballkan do te jemi ne gjendje ti reduktojme edhe me tej keto trupa. Megjithate sic diskutova edhe me Kryeministrin sot kjo gje do te behet qe ky mjedis i sigurt te jete gjithmone edhe me kalimin e kohes u shpreh ai.

2010-09-30 1617

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›