Deshton votimi per Gjykaten Administrative

Opozita nuk i ka dhene votat e saj sot ne Parlament per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative duke vene disa kushte ku kryesori ishte ai per ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Deputetet e Partise Socialiste braktisen seancen pas me shume se nje ore debat duke mos ofruar as kesaj here konsensus per ngritjen e ketij institucioni me rendesi per biznesin dhe qytetaret se sa per politiken. Ofertat nuk munguan nga te dyja palet por asnjera nuk iu pergjigj tjetres.
Edhe nje here tjeter retorika ishte e njejte cka tregon se eshte e veshtire mundesia per te arritur rezultate per qytetaret e ketij vendi. Pika me e debatueshme ishte ajo e ngritjes se nje komisioni hetimor ku maxhoranca eshte shprehur serish sot pro ngritjes se tij megjithate sipas kushteve te vendosura prej saj.
Ofroni konsensusin tuaj per te pranuar draftet tona. Me nje levizje te vetme ju mund te zgjidhni shume gjera tha deputeti Fatmir Xhafaj. Pr/ligji per Gjykaten Administrative ka mbetur pezull prej dy vjetesh ne Kuvend pasi opozita nuk ka dhene votat e saj nderkohe qe ky ligj kerkon 84 vota.
Tre dite me pare ambasada amerikane ne Tirane kerkoi miratimin e ketij ligji deri me 30 shtator pra diten e sotme. Kuvendi e kishte futur ne axhende por opozita bojkotoi punimet. Ambasada e SHBA-ve thekson se Ligji mbi Gjykatat Administrative eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008.
Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhej ne deklaraten e tre diteve me pare. /S.Lleshi/
2010-09-30 1634