Berisha- lezhjanëve: Votoni t'i lëmë 12 vjet në opozitë
Të tjera rreth shkrimit Berisha dje në Gjirokastër fton emigrantët: 5 vite pa taksa
LEZHE - Në Lezhë, ku ndodhej për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës Shën Koll- Tale- Hidrovor, Berisha i kërkoi votën lezhjanëve për të lënë në opozitë të majtën dhe 12 vjet të tjera. "Çdo qytetar i këtij qarku dhe mbarë kombit shqiptar presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë"- tha Berisha në ceremoninë e rikonstruksionit të rrugës e cila u shërben 9500 banorëve të zonës dhe do ndihmojë në zhvillimin e zonës.
Kryeministri tha se janë rindërtuar mbi 300 km rrugë, 15 ujësjellësa, 30 shkolla e 15 qendra shëndetësore. “Jam këtu për tu zotuar se në rrethin e Lezhës në katër vitet që vijnë do të rindërtojmë çdo kilometër rrugë. ”Ne kemi ndëtuar 10 km rrugë dhe do nxjerrim listën km për km për ata që i mohojnë. Kemi ndërtuar shumë e shumë të tjera. Do ju jap dhe një të dhënë- tha më tej Berisha, duke shtuar se - Do ju them diçka, në Tiranë 250 km nuk e kishin parë asfaltin në ekzistencën e tyre”
Berisha i kërkoi votën lezhjanëve për të lënë në opozitë të majtën jo vetëm këtë mandat por dhe dy mandate të tjera. “Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe, dhe cdo qytetar i Lezhës, i Tiranës dhe mbarë kombi presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet kur me Pal Dajçin para 10 vitesh na u desht t’u themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne edhe jua japim duart por jemi demokrat, sepse na kërcënonin e na bënin prita, por ato janë të shkuara dhe nuk kanë vlerë. E thashë këtë se me votën e Kurbinit t’i lëmë në opozitë edhe 12 vjet të tjera, le të ecim përpara"
Kryetari i kësaj komune duke i uruar fitoren kryeministrit tha se në qeverisjen socialiste në këtë komunë u investua vetëm 200 mijë euro, ndërsa nga qeveria Berisha u investuan 4 milionë dollarë.
(sg/shqiptarja.com)