E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço: Meta kryeministër? Ishte deklaratë në kohën dhe kontekstin e duhur

Nasip-NacoDeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, duke folur për gazetën Panorama, thotë se i qëndron deklaratës së tij se Ilir Meta duhet të jetë kryeministër i së majtës.

Unë e kam thënë atë deklaratë në kohën e duhur dhe në kontekstin e duhur, ka qenë përgjigja e shkurtër e Naços.

Ai nuk ka preferuar që të komentojë se kush e meriton të jetë kryeministër, Edi Rama apo Ilir Meta.

Deklarata e Naços ka shkaktuar shumë deklarata, që nisën ditën e djeshme me kryeministrin Sali Berisha dhe përfunduan me kryetarin e opozitës, Edi Rama.

Vetë Ilir Meta ka deklaruar se këto janë përpjekje për diversion të Berishës, që nuk kanë të ardhme./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›