E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përkujton 100 vjetorin e lindjes së Ymer Dishnicës

Në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e vërteta duhe të vihet në piedestal. Më këto fjalë iu drejtua kryeministri Sali Berisha historianëve dhe studiuesve, duke shtuar se lufta e dytë ishte një faqe e ndritur dhe periudha që e pasoi një kapitull i errët.
Këtë deklaratë kreu u ekzekutivit e bëri në përkujtimin të 100-vjetorit të lindjes së intelektualit të njohur Ymer Dishnica. Vajza e ish ministrit të Shëndetësisë, Tatjana Dishnica tregoi për mediat, shtypjen që iu desh të përballonte babait të saj.
 

Pas kontributit të shquar që dha në luftën Nacional-Çlirimtare në 1947, Ymer Dishnica u shkarkua nga posti i Ministrit të Shëndetësisë dhe filloi punë si mjek i thjeshtë në qytetin e Beratit.

Ai ka dhënë një ndihmesë të vecantë edhe në vitet e para të demokracisë, në strukturat e Partisë Demokratike.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›