E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni i FMN-së vizitë në Kosovë

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar po qëndron në Kosovë për të bërë vlerësimin përfundimtar të marrëveshjes për monitorim nga stafi, të arritur me Qeverinë e Kosovës, në qershor të vitit të kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Financave  Muharrem Shahini i cili ka theksuar se shpreson se këto bisedime do ti hapin rrugë Kosovës, për arritjen e programit të ri, “Stand By” më këtë mision.

“Shpresojmë se do të marrim vlerësime pozitive sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, pasi që edhe vlerësimi i cili është kryer gjatë nëntorit të vitit të kaluar ka qenë pozitiv. Dhe në këtë mënyrë do të hapet mundësia për arritjen e programit të ri dhe përfitim të fondeve nga ky mision”, thotë Muharrem Shahini.

Marrëveshja 18 mujore e quajtur “Stand By Arrangement” (SBA), e arritur mes ekzekutivit të Kosovës dhe FMN-së, e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, ishte ndërprerë më 2011.

Në atë kohë, misioni i FMN-së, në Prishtinë kishte njoftuar se ky institucion financiar ndërkombëtar ka arritur një marrëveshje në nivel të personelit me autoritete mbi një pako të politikave që do të monitorohen në kontekst të Programit Monitorues të Personelit deri në fund të vitit 2011.

Sidoqoftë, nëse vlerësimi i delegacionit të FMN-se është pozitiv, atëherë do t`i mundësohet Qeverisë së Kosovë për bisedime për një program të ri, përmes së cilit ekzekutivi ka planifikuar dhe ka projektuar në buxhetin e këtij viti një shumë prej 92 milionë euro.

Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtare, do të qëndrojë deri më 5 mars në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›