E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 100-vjetori evenimenti me madhor

Në mbledhjen e komitetit ndërministror të 100-vjetorit, kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar këtë eveniment si një nga ngjarjet më historike për kombin shqiptar.

“Ky 100-vjetor u shoqërua nga qindra e mijëra aktivitete, të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, për të nderuar shekullin e pavarëisë. Ky 100-vjetor u shoqërua nga qindra botime të të vërtetave të 100-vjeçarit të fundit të shqiptarëve”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë ka vënë në dukje se përveç këtyre, në këtë 100-vjetor shqiptarët mundën të shohin armët e Skëndërbeut dhe Mesharin e Gjon Buzukut.

“Gjithashtu, u bënë përpjekjet më 28 Nëntori do mbetet në histori edhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarëpopullore më të fuqishme në historinë e këtij populli. Shqipëria nuk ka përjetuar kurrë më parë një lëvizje kaq masive

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë serioze për të realizuar monedhat me Deklaratën e Pavarësisë dhe shtatoret e burrave më të shquar të kombit”, ka thënë Berisha.

Por këto dhe gjëra të tjera që ai nuk përmendi janë një aspekt, ndërkohë që aspekti më madhështor sipas kryeministrit është një tjetër.

“Është fakti se 28 Nëntori do mbetet në histori jo vetëm si data e shpalljes së Pavarësisë, por edhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarëpopullore më të fuqishme në historinë e këtij populli. Tirana, Vlora dhe mbarë Shqipëria nuk kanë përjetuar kurrë më parë një lëvizje kaq masive”, ka theksuar Berisha.

Më tej shefi i ekzekutivit ka bërë me dije synimin e tij për të zgjatur me tre muaj të tjerë mandatin e këtij komiteti, me qëllim realizimin e një sërë planesh të tjera me rëndësi historike për vendin.

“Muzeu i Spaçit duhet të ndërtohet, në homazh të pjesës më të hidhur të historisë sonë. Lëvizja studentore e dhjetorit duhet të ketë hapësirën e vetë. Duhet të bëhen përpjekje për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri, si dhe kokën e Ali Pashës nga Stambolli”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›