E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime ne Ligjin e Prokurimeve

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi me votat e shumicës disa ndryshime në ligjin aktual të prokurimeve, ku më kryesori ishte ai i shkrirjes së avokatit të prokurimeve.

Opozita abstenoi duke kërkuar më tepër kohë për t'u njohur me ndryshimet e ligjit. Sipas përfaqësuesve të qeverisë shkrirja e avokatit të prokurimeve është rekomanduar nga Bashkimi Europian pasi funksionet e këtij institucioni tashmë janë zëvendësuar nga Komisioni i Prokurimeve publike, i cili ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e bizneseve në tendera.

Veç kësaj pike, ligji i prokurimeve është ndryshuar dhe në disa nene të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e vlerësimit, por edhe vlefshmërine e tenderave me një ofertë të vetme. Përfaqësuesit e qeverisë thanë se të gjitha ndryshimet janë bërë sipas rekomandimeve të Komisionit Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›