Berisha: 11 shkurt ora 12:00, dita e protestës më të fuqishme që Tirana ka parë ndonjëherë

11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që Tirana dhe Shqipëria kanë parë ndonjëherë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, teksa ka ftuar të gjithë shqiptarët t’i bashkohen kësaj proteste.
“Ftoj qytetarët shqiptarë të flasin në gjuhën e tyre, me datën 11 shkurt, ora 12:00, shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria po vzjen si kurrë më parë., 11 shkurti dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe Shqipëria ndonjëherë. Ftesa ime për shqiptarët është, të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti një njeri që mund t’i vësh ccdo epitet sot, por unë po ndalem për të thënë: një të pabesë, i cili për karrigen e tij, është i aftë të bëjë çdo gjë”, tha Berisha, ndërsa në përfundim të fjalës së tij shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe u solidarizua me familjarët e viktimave.
“Kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për viktimat e tërmetit, që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Shpreh solidaritetin me familjen e viktimave, sikundër uroj që të plagosurit të shërohen plotësisht”, përfundoi Berisha.
/rtsh.al/