Berisha 20 prilli dita e Shqiperise se paster

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë deklaroi se 20 prilli
do të jetë 'dita e Shqipërisë së pastër' dhe kërkoi që në këtë ditë të
gjithë të dalin dhe pastrojnë mjedisin ku jetojnë.
"Pushteti vendor të mbështesë nismën e Shoqërisë Civile për mjedisin.Ligjet për mbrojtjen e mjedisit janë shumë të mira, por Shqipëria ende mbetet një vend ende larg normave qe duhen", tha Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata, shkollat, institucionet, komunitetet në mbarë vendin të angazhohen në këtë ditë për mjedisin.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë kërkoi që pranë qendrave pediatrike të ngrihen qendrat rajonale për diagnostikimin e hershëm të autizimit, duke kërkuar po ashtu edhe specializimin e stafit.
"Sot ka module,të cilat bëjnë të mundur qartësimin, stadin, nivelin e kësaj sëmundje që prek 400-500 fëmijë çdo vit", tha Berisha, duke shtuar se është e nevojshme edhe ngritja e qendrave për trajtimin e personave të prekur nga autizmi.